Ka përfunduar pa gola pjesa e parë midis Teutës dhe Flamurtarit. Djemtë e Shkëmbit kontrolluan lojën dhe tentuan më shumë golin në dueli e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ndeshja nisi me një pretendim për penallti.
Sherif Kallaku u rrëzua brenda zonës në minutën e pestë, por Alla vazhdoi lojën. Ekipi bregdetar vazhdoi sulmet, por Nikac dhe Hoxha nuk gjetën kuadratin. Miqtë dolën përpara në minutën e 18-të, por vetëm një korne e fituar pas lëvizjes së bukur të Ribajt.
Rustem Hoxha tentoi përsëri portën e Moçkës, por pa sukses. Mbrojtësi Zeqaj, një ndër më të mirët për kuqezinjtë e Sadedinit, largoi një top të rrezikshëm në minutën e 24-t.
Flamurtari u hodh në sulm dhe Nebiu, i cili mori një asist të bukur nga Sukaj, kishte shansin më të mirë të 45 minutave të para në minutën e 31-të, por goditja e mesfushorit u prit nga Stivi Frashëri.
Teuta reagoi dhe u hodh përsëri në sulm. “Vendasit” ushtruan presion në 15 minutat e fundit, por Kalid dhe Nikaç nuk arritën të gjenin golin. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
TEUTA – FLAMURTARI
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Çyrbja, Aleksi, Kallaku, Avdyli; Kalid, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Deliaj; Nebihu, Pjeshka, Rrapaj; Nika, Sukaj, Ribaj. Trajner: Dritan Sadedini
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Edmir Malo, Olsid Ferataj
Kartonë të verdhë: Gocaj 23′