Teuta në “arrati” për tre muaj, “Niko Dovana” do bëhet me tapet të ri

schedule14:09 - 1 Tetor, 2021

schedule 14:09 - 1 Tetor, 2021

Teuta do të duhet ta mbyllë këtë vit në “arrati”, pasi drejtuesit e klubit durrsak kanë marrë vendim që të vendosin tapet të ri në stadiumin “Niko Dovana”.

Fillimisht u mendua që të ndërhyhej në tapetin aktual, por specialistët dolën në përfundimin se nuk kishte garancitë e duhura që në të ardhmen fusha të ofronte cilësitë më të mira për të luajtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Në këto kushte ka nisur heqja e tapetit të vjetër dhe do të vijojnë më pas punimet për të shtruar tapetin e ri. / abcnews.al