Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tetë policë të arrestuar në korrik/ AMP referoi në Prokurori 54 policë për shkelje të ndryshme

schedule19:24 - 10 Gusht, 2026

schedule 19:24 - 10 Gusht, 2026

AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE vetem gjate mujait korrik ka cuar per ndjekje penale ne prokurori si te dyshuar per shkelje te ndryshme 54 police, 15 nga te cilet ne nivel drejtues. Po ne kete muaj, AMP ka arrestuar në flagrancë 11 persona, 8 prej tyre punonjës policie.

25 çështje të referuara lidhet me veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje dhe kanosje. Pas tyre renditen shpërdorimi i detyrës, me 14 çështje, si dhe favorizimi i veprimtarive të kundërligjshme, me 10 çështje. Pesë çështje lidhen me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Për 6 punonjës policie është vendosur fillimi i hetimit disiplinor për shkelje të rëndë



Gjatë  muajit korrik agjensia e mbikeqyrjes policore ka trajtuar 111 ankesa të qytetarëve, 15 nga te cilat janë vlerësuar të bazuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!