Terror në Nju Jork/ Katër të vrarë, mes tyre dy fëmijë, nga një sulm me thikë

schedule16:40 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 16:40 - 3 Dhjetor, 2023

Katër persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë u plagosën, në zonën Queens të Nju Jorkut, të dielën në mëngjes, sipas kohës lokale.

Viktimat u gjetën brenda një shtëpie të djegur dhe njeriu që kreu sulmin arriti të godiste me thikë dhe të plagoste dy policë përpara se të binte i vdekur nga të shtënat e tyre.

Sipas informacioneve përkatëse, policia ka marrë një telefonatë në orën 05:10 të mëngjesit nga një grua e cila ka thënë se “kushëriri i saj po i vret familjarët”. Dy oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje panë një burrë që po dilte nga shtëpia me një valixhe dhe kur iu afruan, ai nxori një thikë dhe e plagosi njërin në qafë dhe gjoks dhe tjetrin në kokë.

Një oficer, pavarësisht se u godit me thikë, ishte në gjendje të nxirrte armën dhe të qëllonte sulmuesin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.

Kur oficerët e radhës mbërritën, gjetën një vajzë 11-vjeçare në shtëpi të gjakosur dhe më pas u dërgua në spital. Brenda shtëpisë janë gjetur trupat e një 12-vjeçari, një gruaje 44-vjeçare dhe një burri 30-vjeçar. Madje një grua 61-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Autori, 39 vjeç, ka kryer sulmin me thikë kuzhine dhe ka qenë i afërm i viktimave, ndërsa në të kaluarën ishte arrestuar për një ngjarje të dhunshme./abcnews.al