Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Terror në Modena/ Makina merr para turmën e njerëzve, disa të lënduar

schedule19:48 - 16 Maj, 2026

schedule 19:48 - 16 Maj, 2026

Një makinë, e cila po ecte me shpejtësi të lartë ka goditur disa këmbësorë në Modena të Italisë, brenda zonës së trafikut të kufizuar në qendrën historike.

Shtatë persona u plagosën, të paktën dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas kryebashkiakut Massimo Mezzetti. Shoferi, një 30-vjeçar me origjinë afrikane, u plagos gjithashtu nga përplasja.

Ai iku në këmbë pas aksidentit dhe, ndërsa ikte, raportohet se goditi me thikë një kalimtar, i cili po përpiqej ta pengonte që të largohej.



“E pamë makinën duke ardhur, po shkonte drejt trotuarit. Papritmas përshpejtoi. Po ecte me të paktën 160 kilometra në orë, pamë njerëz duke fluturuar”, thanë disa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se makina po ecte me rreth 100 milje në orë (160 km në orë) dhe papritur u fut në trotuar, duke marrë para turmën e njerëzve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!