Tërmeti tragjik në Izmir, shqiptarja rrëfen për Abc News tmerrin që përjetuan

schedule12:31 - 31 Tetor, 2020

schedule 12:31 - 31 Tetor, 2020

Turqia u godit ditën e djeshme nga një tërmet i fuqishëm, ë ka shkaktuar deri më tani 26 viktima dhe mbi 800 të plagosur.

Për të folur për situatën ishte në një lidhje live nga Izmiri për Abc News, shqiptarja Enisilda Aga, e cila jeton dhe punon atje.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Juli Xhokaxhi, ajo rrëfeu momentet e tmerrit që përjetuan dje, ndërsa natën të gjithë banorët e qytetit e kanë kaluar jashtë, për shkak të pasgoditjeve.

Ajo thotë se në momentin e lëkundjeve të forta ishte në zyrë, ndërsa shton së zgjati shumë.

“Në orën 08:30 në mëngjes me magnitudë 5 ishte një tërmet që na trembi përsëri. Ne vrapuan sërish për të dalë jashtë. Nga frika e djeshme të gjithë njerëzit që kanë pasur edhe probleme në shtëpi, kanë qëndruar në çadra dhe makina. Deri në orën 06:00 kemi qëndruar jashtë. Na lagjen ku jam unë nuk kishte asnjë ndërtesë të shkatërruar. U detyruam të futeshim më pas në shtëpi sepse ishte shumë ftohtë. Kur pati lëkundje në mëngjes dolëm sërish jashtë dhe u bë shumë trafik.

Janë rrënuar plotësisht 17 ndërtesa. Ato të dëmtuara nuk janë përcaktuar ende. Strukturat shtetërore kanë pasur një gatishmëri të lartë.

Deri tani janë 26 të vdekur dhe mbi 831 të plagosur. Në momentin e tërmetit isha në zyrë. Këtu zakonisht ndodhin tërmete të vogla. Pritëm që të ndalojë por vazhdoi shumë gjatë. Strukturat shtetërore thonë që zgjati 30 sekonda, por më duket se zgjati më shumë”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al