Tërmeti shkatërrues 7.8 ballë, rrëfehet për ABC News shqiptari në Turqi: Zbritëm shkallët nga kati i 12-të, nuk hapeshin dyert

schedule08:26 - 6 Shkurt, 2023

schedule 08:26 - 6 Shkurt, 2023

Më shumë se 500 njerëz kanë mbetur të vdekur sot në dy vende, Turqi dhe Siri pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore mesnatën e kësaj të hëne.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, shqiptari Bruno Dodi, një menaxher futbolli, i cili jeton në Athinë por ka qenë në Turqi në momentin e tërmetit, edhe ka treguar çastin e tmerrshëm.

Dodi ka ndarë detaje nga tërmeti, kur të gjithë njerëzit dolën në rrugë me vrap të frikësuar.

“Ka qenë afërsisht ora 04 e 15 kur ra tërmeti. Për momentin isha në hotel në katin 12. E kam ndjerë jashtë mase shumë, jo vetëm unë por i gjithë qyteti. Unë aktualisht ndodhem përsëri në hotel, por në katin e parë sepse lëkundjet janë vazhdimit.

Kam disa miq turq këtu dhe më morën që në mëngjes dhe u interesuan për mua dhe për sportistin Jurgen Qemali. Mesa kuptova ka shumë dëme edhe këtu. Edhe Jurgeni është mirë me shëndet, ndodhet disa kilometra më larg nga unë. Ne jemi te hoteli klubit. Dëme materiale ka kudo. Nga momenti që ika në mëngjes, rrugës kishte dëme shumë dhe njerëz shumë në rrugë. Situata është e mirë, sepse janë edhe dy futbollistë të tjerë, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia, janë mirë.

Më kujton tërmetin e 26 nëntorit, në Shqipëri në 2019. E njëjta situatë, shoh shumë dëme dhe shumë njerëz në rrugë.

U fikën dritat e hotelit dhe nuk hapeshin dyert. Ka pasur shumë njerëz në hotel dhe shumë fëmijë. Kemi dal me vrap të gjithë, nuk funksiononte ashensori. Kemi zbritur nga shkallët, imagjino kati i 12”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!