Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha tek “Koço Gliozheni”, të çarat mbulohen me çarçafë

schedule10:30 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 10:30 - 5 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe rreth 1 000 të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Krahas Durrësit, edhe Tirana duket të ketë pësuar dëmë të mëdha në disa godina.

Imazhet e publikuara nga ish-deputeti i PD Bardh Spahia tregojnë se si është çarë godina e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Në foto duken mure dhe dysheme të çara, të cilat mbulohen me çarçafë që përdoren në operacione për të mos frikësuar nënat që ndodhen aty.

Një ditë pas tërmetit në këtë godinë është bërë një inspektim nga Instituti i Ndërtimit, të cilët kanë kërkuar riparimin e mureve, pasi nëse do të ketë lëkundje të tjera mund të ketë zhvendosje.

Dëmti gjithashtu ka pësuar edhe korridori që bën lidhjen mes dhomave dhe sallave të operacionit.

Ndërkohë Matermniteti “Koco Gliozheni përmes një  njoftimi në rrjetet sociale shkruan se: ka nisur puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e tërmetit. Sipas këtij institucioni bëhet fjalë për dëme të rekuperueshme dhe jo dëmtim në strukturë.

“Drejtoria e materniteti ‘Koço Gliozheni’ bën me dije për qytetarët se puna aty vazhdon normalisht. Nënat dhe fëmijët që po marrin shërbim në këtë spital janë të sigurtë dhe nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve“, thuhet në reagimin e këtij institucioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!