Tërmeti, Komunteti i Myslimanëve të Krujës i gjendet pranë familjes Sala

schedule10:12 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 10:12 - 8 Dhjetor, 2019

Hoxha i Krujës Muharrem Vrana pas publikimi të lajmit për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej familja Sala pas tërmetit, ka mundësuar disa ndihma së bashku me një grup vullnetarësh.

“Nuk mund ta shihja në kasollen e bagëtive, ndaj vendosëm të ndihmonim këtë njeri”- kështu ka thënë Hoxha i Krujës Muharrem Vrana.

Pas lajmit të publikuar dhe gjendjen e vështirë të banorit nga Fushë Mamurrasi Asllan Sala, menjëherë Komuniteti Mysliman i Krujës mundësoj disa ndihma për familjen e dëmtuar nga tërmeti, ndërsa kryefamiljari Asllan Sala i kalon netët pranë bagëtivë.

Kjo situatë e vështirë që po përjeton kjo familje, dhe kërkesave të tij për t’u paisur me çadra, dhe sendet e nevojshme, grupi i vullentarëve të Komunitetit Mysliman të Krujës, i kanë ardhur pranë banesës së 54 vjeçarit nga Fushë Mamurrasi.

Sipas Hoxhës së Krujës Vrana, Myftinia e Krujës ka ardhur në ndihmë disa familje të cilat kanë patur dëmtime në banesat e tyre nga tërmeti 26 nëntorit. Të tjera kontribute do të vijojnë për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, me kontributin tonë dhe me ndihmën e Zotit do të jemi pranë tyre- ka përfunduar Hoxha Muharrem Vrana./abcnews.al