Tërmeti dhe përmbytjet nxjerrin jashtë funksionit Fakultetin e Gjeologji Minierave

schedule15:03 - 24 Shtator, 2019

schedule 15:03 - 24 Shtator, 2019

Dy ditë pas dëmeve që pësoi nga tërmeti, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë është përmbytur nga shiu. Kati i tretë i fakultetit ka dalë jashtë funksionit. Dekani Vasil Jorgji thotë se në këtë situatë mësimi më 16 tetor nuk mund të nisë në godinën e fakultetit.

Ky është laboratori i mikroskopeve në Fakultetin e Gjeologji Minierave në Tiranë mesditën e të martës.

Ndodhet në katin e dytë të godinës, i cili pas përmbytjes  mund të përdoret vetëm pjesërisht, ashtu si dhe kati i parë i saj.

Ndërkohë kati i tretë i cili gjendet nën pushtetin e ujit edhe pasi reshjet kanë pushuar ka dalë jashtë funksioni.

Vonesa në riparimin e dëmeve të tërmetit që goditi vendin dy ditë më parë solli këto pasoja.

Dekani  Vasil Jorgji na shpjegon se tërmeti nuk ka shkaktuar dëmtime në strukturën e ndërtesës.

Situata e krijuar ka detyruar drejtuesit e Fakultetit të Gjeologji Minierave që më 16 tetor kur nis dhe viti i ri akademik mësimin ta zhvillojnë në godinën ngjitur, e cila përdoret gjithashtu nga studentët e Magjistraturës.

Fakulteti i Gjeologji Minierave është ndërtuar në vitin 1962 dhe gjatë pesë viteve të fundit nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje rikonstruktuese.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!