Tërmeti 7.7 Richter në Kubë, hapen gropa misterioze në rrugë dhe parqe

schedule14:33 - 29 January, 2020

schedule14:33 - 29 January, 2020

Gjatë  ditës së djeshme  një tërmet me magnitudë 7.7 i shkallës Rihter goditi Kubën duke shkaktuar dëme materiale dhe disa të plagosur.

Ndërkohë së fundmi disa foto të shkrepura në Kubë pas tërmetit janë bërë virale për shkak të dramaticitetit të tyre.

Në foto shfaqen gropa të mëdha të cilat kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Autoritetet shpjegojnë se gropat kanë ndodhur për shkak të fenomenit që njihet si “lëngëzimi i rërës” pas lëkundjeve horizontale të tërmetit.