Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë i shkallës Rihter goditi sot rajonin Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 190 kilometrash, 176 kilometra në lindje të Kunduzit dhe rreth 250 kilometra nga Kabuli.
Banorët e Kabulit raportuan se e ndjenë tërmetin, ndërsa vijuan lëkundje pasuese shumë e fortë dhe e gjatë.



