Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tërmet 7.4 ballë në Kolumbi/ Shkon në 69 numri i viktimave, dhjetëra të plagosur

schedule20:10 - 10 Gusht, 2026

schedule 20:10 - 10 Gusht, 2026

Të paktën 69 persona vlerësohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi Kolumbinë, sipas një bilanci të ri të raportuar nga autoritetet.

Viktimat janë regjistruar në departamentet Valle del Cauca, Chocó, Antioquia, Caldas dhe Risaralda, ndërsa bilanci i mëparshëm fliste për 47 të vdekur.

27 persona raportohet se kanë humbur jetën në rajonin Valle del Cauca, ku ndodhet Cali, qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë.



Kryebashkiaku i Pereiras, Mauricio Salazar, konfirmoi më herët një bilanc paraprak prej 18 viktimash dhe dhjetëra të plagosurish, ndërsa kryebashkiaku i qytetit fqinj të Manizales, Jorge Eduardo Rojas, raportoi se dy persona kishin humbur jetën atje.

Guvernatorja e Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, deklaroi për El Tiempo se mes viktimave janë edhe tre fëmijë. Ajo tha se në disa zona ka pasur shembje ndërtesash dhe se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e ushtrisë dhe emergjencave kanë nisur operacionet për shpëtimin dhe evakuimin e tyre.

 

Lëkundjet e fuqishme shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, ndërsa një numër personash dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa numri përfundimtar i të plagosurve ende nuk është përcaktuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!