Tërhiqet Alimehmeti, Këlliçi: Unë kryetar pas 14 majit, mjeku nënkryetar

schedule20:45 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 20:45 - 5 Dhjetor, 2022

TIRANË – Mjeku Ilir Alimehmeti, ka bërë një hap pas në Primaret e PD-së. Ai është tërhequr nga gara duke i lënë kështu vendin Belind Këlliçit si një nga më të votuarit nga anëtarësia e PD-së së Tiranës, që të jetë kandidati i selisë blu për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Tiranës.

“Anëtarësia e Tiranës shprehur me votë për herë të parë se kë do  si kandidat dhe në respekt të votës së anëtarësisë duke falenduar çdo votues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje dhe u numërua çdo votë dhe anëtarësia foli në favor të Belind Këlliçit.’- tha Alimehmeti.

Tashmë Këlliçi do të ketë përballë kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn në garën e 14 majit. Këlliçi ka deklaruar se të dy kandidatët të cilët pas votimeve shkuan në balotazh do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij Alimehmeti do garojë si krahu i tij i djathtë dhe në rast të fitores së bashkisë së Tiranës ai do të marrë rolin e nënkryetarit të bashkisë, ndërsa Këlliçi atë të kryetarit, duke adaptuar dhe sjellë kështu një model kandidimi të ngjashëm me atë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. AJ mi bindur se ky është një ogur I mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur I kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë I bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe”, tha Këlliçi.

/abcnews.al/