Tepelena çeli zyrtarisht sezonin e vet turistik. Aktivitete të shumta u organizuan në kuadër të Javës së Ali Pashës. Me disa sesione shkencore për figurën e Ali Pashës referuan emra të njohur të historisë, kulturës dhe trashëgimisë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se është hedhur themeli i një tradite që synon promovimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë në portën hyrëse të jugut.
Një kënd i ri lojërash do të jetë tashmë hapësira e argëtimit për fëmijët e Tepelenës. Eshtë hera e parë që ky qytet organizon çeljen zyrtare të sezonit të vet turistik.
Një vit më parë, Tepelena numëroi rreth 10 mijë turistë ditorë, ndaj po punohet për shtimin e njësive akomoduese dhe një turizëm të qëndrueshëm. /abcnews.al