Tentuan të vrasin 20-vjeçarin, arrestohen dy persona

schedule19:36 - 26 Gusht, 2018

schedule 19:36 - 26 Gusht, 2018

Një 20-vjeçar është sulmuar me thikë nga tre persona. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen numër 15 të qytetit të Durrësit, por arrestimet u bënë këtë të dielë. I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë. Në pranga u vendosën  Nikoll Përlleshi, 31 vjeç dhe Bibë Deden, 48 vjeç të dy banorë të Durrësit. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç i cili është nipi i dy personave të lartpërmendur. Duket se sherri ka qenë midis 20-vjeçarit dhe 17-vjeçarit për arsye ende të panjohura, por kur mes tyre kanë hyrë të rriturit, i riu është goditur në trup disa herë me thikë./abcnews.al