Tentuan të grabisnin biznesin gjatë natës në aksin Elbasan-Peqin, por kamerat e sigurisë “i bëjnë gropën” autorëve

schedule07:09 - 4 Korrik, 2022

schedule 07:09 - 4 Korrik, 2022

Një biznes në aksin Elbasan-Peqin është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm, 4 korrik.

Kanë qenë pronarët të cilët kanë konstatuar grabitësit nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia ka mundur të parandalojë grabitjen dhe të arrestojë dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Dy autorëve i janë sekuestruar mjete të cilat shërbenin për të hapur dyert.

Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Abcnews.al/