Tentuan ta grabisnin në rrugë, futbollisti i Real Madrid ia hedh paq

schedule13:53 - 22 Janar, 2020

schedule 13:53 - 22 Janar, 2020

Sulmuesi i Real Madrid, Mariano Diaz, ka rënë pre e një grabitjeje ditën e djeshme. Lojtari i lindur në Barcelonë ishte në zonën e Calle Serrano në Madrid, ku ishte me të dashurën e tij në një dyqan luksoz. Pasi dolën nga dyqani, një person tentoi ia mori me forcë çantat nga dora Diazit.

Personi pasi ia arriti t’ia marrë, kaloi në anën tjetër të rrugësn ku e dashura e Diaz filloi të bërtiste. Në atë moment dy kalimtarë të çastit fillojnë ta ndjekin të dyshuarin dhe ai nga presioni i hodhi çantat në rrugë, por arriti t’ia mbathte.

Pas incidentit, një nga punonjësit e dyqanit deklaroi se personat që sulmuan lojtarin madrilen po e monitoronin 26-vjeçarin që në momentin kur ai kishte hyrë në dyqan. Mariano i rimori çantat edhe pse policia ende nuk kishte mbërritur në vendin e ngjarjes. /abcnews.al