Prokuroria për Krimet e Rënda përfundoi hetimet ndaj 21 vjeçarit Aldi Lleshaj. Ai dyshohet të jetë autori i tentativës së vrasjes së një punonjësi policie në 22 dhjetor 2016 në zonën e Mamurrasit. Ngjarja ndodhi pak orë pasi i riu kishte grabitur nën kërcënimin e armës një automjet “Porche Cayene” në lagjen nr.3 të Laçit. Kur u pikas nga policia e cila i bëri një pritë, i riu qëlloi drejt tyre, duke plagosur një prej efektivëve. Arrestimi i tij u bë i mundur disa orë më vonë me ndërhyrjen e RENEA-s.
Në Gjykatën për Krimet e Rënda Lleshaj do të përballet me akuzën e “vrasjes së punonjesve të policise”, mbetur në tentativë, “vjedhje me armë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. /abcnews.al