Tentoi të kalonte dy persona ilegalisht në Mal të Zi, arrestohet 39 vjeçari nga Ekuadori

schedule14:54 - 6 Janar, 2024

schedule 14:54 - 6 Janar, 2024

Një 39 vjeçar nga Ekuadori është arrestuar nga policia e Shkodrës për për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky person, i cili rezulton rezident në Itali, u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme me automjet në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!