Një 30 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë. 30 vjeçari kishte vendosur 50 euro brenda pasaportës në mënyrë që polici ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt pasi ishte kthyer deportiv nga policia greke.
Në vijim të veprimeve proceduriale, nisi procedimi në gjendje të lirë për të riun për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme./abcnews.al