Tensionohet situata tek “5 Maji”, banorët gjuajnë me gurë

schedule07:58 - 22 Shkurt, 2022

schedule 07:58 - 22 Shkurt, 2022

Lagja e “5 majit” vijon të tregojë rezistencë ndaj IKMT, duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Edhe sot është parashikuar që të prishen dhjetëra shtëpi, ndërsa banorët janë bërë bashkë dhe kanë kundërshtuar edhe me forcë policinë dhe IKMT.

Në një moment banorët janë filmuar teksa qëllojnë me gurë ndaj fadromave të IKMT.

Ndërkohë nga ana tjetër forca të shumta policie janë në zonë të cilët po përpiqen të largojnë banorët nga banesat e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!