Tensioni mes trajnerit dhe Balotellit, zbulohet shkaku i acarimit

schedule19:31 - 21 Nëntor, 2019

schedule 19:31 - 21 Nëntor, 2019

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Faza e fundit e stërvitjes së sotme të Brescias është shoqëruar me tension. Sulmuesi italian është detyruar të largohet pa përfunduar e gjithë seanca.

Fabio Grosso, trajneri i “Dallëndysheve”, ka provuar një moment dyshen Donnarumma-Torregrossa për repartin ofensiv dhe Balotelli nuk ka qenë në planet e tij për ndeshjen kundër Romës sipas raportimeve të Corriere dello Sport. Trajneri i ka kërkuar 29-vjeçarit të largohej nga fusha, duke i bërë me shenjë që të niset drejt dhomave të zhveshjes.

“Mario, jashtë”, është dëgjuar të thërrasë dy herë Grosso dhe Balotelli ka zbatuar urdhrin. Ai është larguar drejt dhomave të zhveshjes dhe pas disa minutave i ka hipur makinës së tij për t’u larguar nga qendra stërvitore, teksa shokët e skuadrës po merrnin disa udhëzime taktike.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!