Në këtë periudhë të vitit, Mesdheu lindor dukej i përshtatshëm për pushime. Për shumë ishte një destinacion i preferuar për të lundruar me jahte duke shmangur kështu Spanjën e cila është goditur më shumë nga koronavirusi, shkruan The Economist.
Por për fat të keq, këtë verë rajoni po “joshet” nga anijet luftarake, pas rritjes së tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë për ujërat territoriale. Një përplasje midis fregatave greke dhe turke në 12 gusht ishte konflikti më i keq midis dy aleatëve të Nato- s që nga përballja në 1996, shkruan abcnews.al
Në një shenjë solidariteti me Greqinë, Franca anëtare e BE -së, ka zhvendosur disa avionë luftarakë në Kretë dhe ka vendosur dy anije luftarake për të ushtruar në marinën greke. Nëse vendet nuk ulen për të biseduar ekziston rreziku që çështjet të përshkallëzohen më tej – madje edhe deri në luftë.
Tre fakte kryesore që mund të çojnë në një konflikt
Një prej fakteve është interesi për burimet e gazit në rajon, të cilat për një dekadë kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të Greqisë dhe Turqisë, por edhe të Qipros, Izraelit, Egjiptit dhe vendeve të tjera. Disa vende aspirojnë të jenë qendra rajonale e energjisë, duke ndihmuar në furnizimin e tregut europian dhe duke siguruar një alternativë strategjike ndaj gazit rus.
Tubacionet që kalojnë në Mesdheun Lindor mund të ishin një katalizator për bashkëpunimin rajonal mes vendeve. Por ajo shpresë është venitur nga: rivalitetet në rajon. Qipro mbetet i ndarë midis pjesës jugore greke-qipriote dhe një Republike Turke të Qipros Veriore të njohur vetëm nga Turqia. Eksplorimi i gazit turk në zonën ekonomike të Qipros vitin e kaluar u dënua nga BE duke i vendosur sanksione, shkruan abcnews.al
Sanksionet e BE
Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE, anijet turke po kryejnë përsëri eksplorime sizmike në ujërat qipriote. Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë të jenë të tensionuara. Përplasja e fundit ndodhi pas nënshkrimit të një marrëveshje nëntorin e kaluar midis Turqisë dhe Libisë.
Rritja e tensioneve janë shkak i konflikteve të mëparshme që përfshijnë Turqinë, Libinë dhe Sirinë. Libia, Turqia dhe Franca kane ende mosmarrëveshje me njëra-tjetrën; në qershor anijet luftarake turke ndaluan një fregatë franceze e dyshuar për bartjen e armëve në GNA.
Në marrëveshje pretendohet se një pjesë e kufirit detar është paprekshme për grekët, dhe gjithashtu për të drejtën ndërkombëtare. Përpjekjet gjermane për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të ulën për bisedime duket se po funksionte deri në momentin që Greqia dhe Egjipti në fillim të këtij muaji nënshkruan një marrëveshje mbi zonat detare midis Turqisë dhe Libisë, shkruan abcnews.al
Përgjigja e Turqisë ishte dërgimi i një anije eksploruese sizmike, e cila u përfshi në një konflikt me një fregatë greke. Francezët mendojnë se është më mirë që të tërhiqen. Turqit, nga ana e tyre, kanë dënuar ndërhyrjen franceze dhe mendojnë se Greqia dhe miqtë e saj janë bashkuar kundër tyre.
Ajo çfarë kërkon Turqia nën udhëheqjen e Rexhep Tajip Erdogan, është njohja e pushtetit dhe fuqisë nga të tjerët. Ai mund të ndihet i forte në disa vende, të tilla si Britania, pasi ata duan të shmangin antagonizimin e një aleati të NATO-s ndërsa të tjerët, kryesisht Gjermania, kanë frikë se nëse tensionojnë situatën më Turqinë kjo e fundit mund të shkaktojë kaos duke lejuar kalimin migrantëve në Europë.
Ironia qëndron në faktin se duke pasur parasysh çmimet e ulëta në ditët e sotme, kompanitë e mëdha të naftës janë duke penguar eksplorimet pranë Qipros.
Kompanitë e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë selektive në investimet e tyre. Sa më gjatë të vazhdojë konflikti mes udhëheqëseve të Mesdheut lindor, aq më i madh është shansi që pasuritë e gazit të mos preken./abcnews.al