SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Me një gjuhë të ashpër ai ka kritikuar Kosovën, ndërsa thotë se këto veprime kërcënojnë stabilitetin e vendit.
Me një shënim në “twitter”, Blinken i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë këto masa “të dhunshme” dhe t’i rikthehet dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, shkruan ai.
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023