Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Ukrainë, Zelensky kërkon dialog të drejtpërdrejtë me Putinin

schedule10:14 - 12 Prill, 2021

schedule 10:14 - 12 Prill, 2021

Tensionet e përshkallëzuara në rajonin e Donbas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me  homologun e tij Vladimir Putin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përfaqësuesit të presidencës ukrainase, ende nuk kanë përgjigje nga Kremlini, duke thënë se ai shpreson që kjo të mos jetë një mohim në dialog.

Në kuadër të gjetjes së dialogut, paralelisht, Zelensky do të zhvillojë bisedime në Paris për çështjen e Ukrainës, me përfaqësuesin e Kievit që flet për mbledhjen e më shumë se 40,000 ushtarëve rusë në kufirin lindor të vendit dhe po aq në Krime.



Kujtohet se lufta në Donbas filloi në Prill 2014, pas një kryengritjeje pro-perëndimore në Ukrainë, e cila u pasua gjithashtu nga aneksimi i Moskës në gadishullin ukrainas të Krimesë.

Konflikti ka vrarë të paktën 13,000 njerëz dhe ka zhvendosur gati 1.5 milion të tjerë. Intensiteti i luftimeve ishte qetësuar kryesisht që nga marrëveshjet e paqes në Minsk në 2015, por zgjidhja politike e konfliktit nuk ka përparuar.

Ndërkohë ditët e fundit, Kievi dhe kryeqytetet perëndimore kanë kritikuar Moskën për akumulimin e trupave në kufirin me Ukrainën dhe në gadishullin e aneksuar të Krimesë, ndërsa incidentet vdekjeprurëse me separatistët janë pothuajse të përditshme.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!