Tensionet Itali – Francë për emigrantët

schedule14:58 - 13 Qershor, 2018

schedule 14:58 - 13 Qershor, 2018

Ministri italian i Ekonomisë, Giovanni Tria ka anuluar takimin me homologun e tij francez Bruno Le Meir, i planifikuar për pasditen e sotme në Paris.

Vendimi u mor pas përshkallëzimit të tensioneve mes Italisë dhe Francës përsa i përket çështjes së emigrantëve, ku Parisi ka hedhur akuza të rëndë ndaj Romës.

Nga ana tjetër është konfimruar vizita e ministrit italian Tria në Berlin të enjten, ku do të takohet me homologun gjerman Olaf Sholz.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe takimi i planifikuar për këtë të premte mes kryeministrit italian Conte dhe presidentit francez, Emmanuel Macron./abcnews.al