Transferimi i vendit të protestës para Parlamentit e gjeti të papërgatitur Policinë e Shtetit. Për rreth 40 minuta efektivët e Policisë së Shtetit, Gardës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u përballën me zemërimin e një grupi protestuesish, të cilët tentuan të mësyjnë drejt kuvendit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa të lënduar pati si nga policia ashtu edhe në radhët e qytetarëve.
Protesta e njoftuar e opozitës e cila u mbajt para Kryeministrisë nisi e qetë.
Me mijëra qytetar iu bashkën thirrjes për manifestim, ku në krye të saj ishte Lulzim Basha si edhe deputetë të tjerë të dorëhequr të opozitës. Efektivët e policisë ishin përgatitur për më të keqen. Madje për këtë arsye kishin hequr edhe konstruksionin metalike në hyrje të kryeministrisë, në orët e para të mëngjesit të shtunës.
Garda e Republikës, dhe Policia e Shtetit mbikëqyrnin çdo veprim të protestuesve. Përveç ndonjë kapsolle të hedhur në drejtim të uniformave blu apo shembjes të ndonjë kordoni, prostata ishte paqësore.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë ku manifestuesit mbërritën të drejtuar nga Basha në drejtim të hyrjes së parlamentit.
Këto protestues po tentonin të hynin brenda territorit Kuvendit nga ana e Pedonales. Të kapur të papërgatitur policia dhe Garda e Republikës përdorën në masë gazit lotsjellës.
Disa persona mbetën të lënduar në radhët e protestuesve, ndërsa 3 efektiv u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.Duke parë se situata po përkeqësohej edhe më tej, uniformat blu përdorën edhe uji me presion në drejtim të manifestuesve.
Për më shumë se 40 minuta vijoi një gjendje kaosi, ndërsa uniformat blu kërkonin nëpërmjet qendrës së zërit, Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit, të tërhiqte protestuesit, pasi ishte ky i fundit që kishte marrë leje për zhvillimin e tubimit.
Por Bardhi refuzoi të bënte një veprim të tillë. Traut elektrik në hyrje të parlamentit u këput nga protestuesit, si edhe u hodhën gurë e sende të forta në drejtim të forcave të ndërhyrjes së shpejt. Kjo gjë bërë që forcat e Gardës së Republikës të shtojnë edhe më shumë përdorimin e gazit lotsjellës.
Siç duket edhe në njoftimin e publikuar për mediat, uniformat blu pohuan se nëse protestuesit nuk do të shpërndaheshin për 5 minuta atëherë, ajo dë të përdorte forcën sipas ligjit./abcnews.al