Tension në pikën kufitare Serbi-Kosovë

schedule15:21 - 26 Mars, 2018

schedule 15:21 - 26 Mars, 2018

Sërish tensione në mes të Kosovës dhe Serbisë. Disa zyrtarëve të lartë serbë u është ndaluar hyrja në Kosovë nga Ministria e Jashtme. Megjithatë, ata kanë shkuar në kufi në pjesën veriore, nga ku janë kthyer nga policia.

Në këtë pjesë, njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë dalë për të siguruar zonën. Zyrtarët serbë po shkonin drejt Mitrovicës dhe për të vizituar manastiret në Kosovë. Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, po shkonte për një debat për dialogun e brendshëm me serbët e atjeshëm, një nismë e Presidentit Aleksandër Vuçiç për të gjetur zgjidhje për Kosovën.

Ministri i Kulturës, Vlladan Vuksanovivç, e ka quajtur këtë një gabim që nuk e ndihmon situatën.

Vlladan Vuksanoviç, ministër për Kulturën në Serbi: “Ne kemi sjellë dhurata për vëllezërit dhe motrat tona dhe kemi bërë plan të vizitojmë manastiret. Kjo është një gafë që nuk ndihmon”.

Në Kosovë do të shkonte edhe ministri i Mbrotjes, Aleksandër Vulin dhe sekretari i Presidentit. Ndërkohë, Serbia në një rast të ndarë ndaloi xhudistët serb të garojnë kundër Kosovës në Sarajevë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se për Kosovën do të flasë në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare./abcnews.al