Tendencat e fundit të modës të dizajnerave të rinj

schedule16:15 - 4 Korrik, 2019

schedule 16:15 - 4 Korrik, 2019

 

Tendencat më të fundit të modës  në ngjyra dhe stil, vijnë në një formë krejt origjinale nga studentët e atelierit të tekstilit dhe modës në galerinë Fab.

Origjinalitet, guxim ,tendencë karakterizojnë krijimet e studentëve të atelierit të tekstilit dhe modës në galerinë Fab.  Veshjet e krijuara prej 6 stilistët e së nesërmes u përcollën me stil dhe elegancë në një sfilatë modë

Pedagogia dhe artistja Najada Hamza  thotë se janë 6 dizajnet  krejt të ndryshëm nga njeri-tjetri, por me personalitet të spikatur, gjë që ja uron edhe në të ardhmen që të vazhdojnë në këtë rrugë.

Detaji bën diferencën në fushën  e modës, e kjo nuk mungon edhe në këto veshje.

Si muzë frymëzimi kanë shërbyer elementët etnografike dhe detaje nga jeta social kulturore shqiptare.

Si motivet e veshjeve të Mirditës i ka kthyer në një tendencë të vërtetë

Dizajnerit shqiptarë janë mjaft interesante ata shprehen me stil që në skica, por ende nuk kemi një stilist i cili prodhon materialin bazik copën vetë për Najada Hamzen, fusha e modës kërkon më shumë mbështetje për të krijuar stilin Made in Albania.

Në këto krijime veshjesh, ka  inspirim edhe nga motivet aziatike, apo forma gjeometrike dhe abstrakte.

Sfilata përcolli  jo vetëm tendencat më të fundit të modës  në ngjyra, forma dhe materiale si fusha me globale, por  nuk munguan edhe krijimet e guximshme, veshje të kthyera në vepra të mirëfillta arti./ABC News Albania 24/7