Ten Hag shpjegon pse Ronaldo nuk doli në fushë në derbin kundër Man City

schedule18:19 - 2 Tetor, 2022

schedule 18:19 - 2 Tetor, 2022

Manchester United humbi 6-3 ndaj Manchester City të dielën. Cristiano Ronaldo, ka qëndruar në stol për të gjithë 90 minutat. Pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag u pyet pse Ronaldo nuk u shfaq kurrë në fushën e futbollit.

Sipas Erik ten Hag, ai nuk e liroi Cristiano Ronaldon pjesërisht “për respekt për karrierën e tij”. Fjalët e trajnerit holandez citohen në rrjetet sociale nga gazetari Samuel Luckhurst, shkruan abcnews.al.

Tani Manchester United do të përgatitet për ndeshjen jashtë fushe të Ligës së Evropës kundër Omonias. /G.D abcnews.al/