Ten Hag i kërkoi Man United të nënshkruajë një lojtar për të zëvendësuar Ronaldon në dimër, 2 emra në listë

schedule16:26 - 26 Nëntor, 2022

schedule 16:26 - 26 Nëntor, 2022

Manchester United është në kërkim të një zëvendësuesi për Cristiano Ronaldon.

Trajneri i Man United, Erik ten Hag, u kërkoi drejtuesve të klubit që në merkaton e  dimrit të nënshkruajnë një lojtar për të zëvendësuar portugezin, me të cilin u ndërpre kontrata.

Lojtarët në listën e ngushtë që United po shikon përfshijnë anësorin e PSV-së Cody Gakpo dhe Rafael Leau te Milan. Klubi holandez e vlerëson Gakpo-n rreth 50 milionë euro, por shpreson se ai do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.  /G.D abcnews.al/