Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”.
29 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh./abcnews.al


