Temperaturat ulen në mëngjes, parashikimi i motit për sot

schedule07:15 - 20 Shtator, 2022

schedule 07:15 - 20 Shtator, 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë. Ndërsa në vijim parashikohet që të ketë dobësim gradual të vranësirave duke bërë që territori të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme prezente në Europën Lindore dhe në pjesën më të madhe të rajonit të Ballaknit, duke sjell vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriu i kontinentit Europian do të vijojnë të mbizotërohen nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave.

Kosova

Paraditja në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash përgjatë gjithë ditës. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat herë pas here të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, KU do ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat herë pas here do të ketë zhvillime të përkohshme, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Veriperëndim të vendit.