Temperaturat nën zero, shumë shkolla të Tiranës me ngrohje

schedule15:43 - 8 Janar, 2019

schedule 15:43 - 8 Janar, 2019

Por ndryshe nga qytete të tjera, në shumë shkolla të Tiranës, nxënësit zhvillojnë mësim në klasa të ngrohta.

Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” nxënësit zhvillojnë mësim në një mjedis të ngrohtë, megjithëse respektohet urdhri për shkurtimin e orëve të mësimit. Për të përballuar acarin e këtyre ditëve të ftohta, kaldaja është vënë në funksion me kapacitet të plotë.

Mirëfunksionimi i kaldajës së shkollës dhe kaloriferëve bën që i ftohti i acartë të mos ndjehet as në klasa dhe as në korridore. Edhe në shkollën 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në kryeqytet, klasat ngrohen përmes ngrohjes qendrore.

Drejtuesit e shkollave 9-vjeçare në kryeqytet bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve që temperaturat janë të ulëta, sistemi ngrohës në shkolla do të punojë me kapacitet të plotë. Por edhe orët e mësimit do vijojnë të jenë të reduktuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!