Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa në orët në vijim do të ketë shtim të përkohëshëm të vranësirave në zonat e ulëta dhe malore, por nuk do të sjellin reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU në pjesën e parë të ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira të shpeshta. POR në pjesën e dytë të ditës do të ketë dobësim të vranësirave.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta Barike do të sjellin në territorin e MV sominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës në pothuajse gjithë territorin. POR parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra kohore me vranësirat të cilat më të theksuara do të jenë gjatë paradites./abcnews.al