“Televizioni është dashuri, pasion”, Ketrin Gjocaj zbulon në Provokacija dëshirën e saj nëse do të rikthehej në ekran

schedule22:53 - 10 Mars, 2020

schedule 22:53 - 10 Mars, 2020

Regjisoria Ketrin Gjocaj nga Provokacija këtë të martë folur në lidhje me karrierën e saj 30 vjeçare në ekranin e televizionit dhe largimin e saj nga ekrani paarsye. Gjocaj është shrpehur se është e ofenduar në lidhjen me vendimin e marrë nga drejtuesit e televizionit në lidhje me pozicionet e caktuara, pasi sipas saj tashmë ishte në periudhën më të mirë të karrierës së saj që mund të bënte dhe gjëra të bukura në baqzë të eksperiencës së marrë.

Ndër të tjera përballë Mustafa Nanos ka shprehur dëshirën e saj për herë të parë për të pasur një emisin në formën e një konkursi për fëmijë ose të rinjtë.

Unë e kam në përgjithësi pasi ai institucion e kanë pasi me ndryshimin e stafit dhe vendos stafin që sjell në pozicione, unë jam me të rinjtë që kanë hapësirën e vet kanë programin e vet por eksperienca është gjë e madhe. Ne mund të sjellim shumë gjëra që mund të kemi kaluar në eksperiencën tonë. Bieografia është gjë e madhe sipas meje”, ka thënë ajo

Fakti që ti po shprehesh mund të penalizojë ty?

Pas asaj që ndodhur dhe sipas titujve të portaleve shpërthimi i Ketrin Gjocaj mund të ishte pak i vërtetë një shpërthim që munda e bëra pas shumë vitesh. Nuk ndodhi asgjë vetëm se drejtuesi kryesor i televizionit më thirri dhe më mirkuptoi. Pranoi se nuk duhet të isha kaq jashtë vëmendjes.

Ti nuk dukesh shumë e dëshpëruar, nuk e demostron faktin që je zëmëruar?

Unë jam e fyer, e zëmëruar dhe e lënë përgjys, sepse vij nga një punë shumë e madhe dhe tani pres që të shpërthej në profesion të jem më e pjekur më e matur mund të bëj diçka. Unë jam e fyer unë flas për profesionin tonë pasi problemi im nuk ka problem këtë timin. Të rinjtë që po vijnë mendos se nëse do të ishin më pak arrogant do të bënin shumë mirë pasi këta vajzat dhe djemtë e rinj që zënë pozicione dhe nuk kanë faj pasi i beson dikush tjetër dhe i vë me pagesa më të mira sesa disa persona që ka eksperiencën dhe vite aty bëjnë dhe indiferentin. Ata nuk të përshëndesin as nëpër shkallët e institucionit, kjo është e rëndë dhe kjo besoj se ndodh dhe në vendet e tjera.

Janë të rinj disa njerëz që mund të kenë bërë gjëra në një televizion apo skanë bërë gjë fare?

Jo janë të rinj që mund  të kenë bërë, ose nuk kanë bërë fare ose kanë bërë më pak sesa mund të ketë bërë dikush tjetër që është gjetur në Televizion. Kur them bërë gjëra ka të bëjë me faktin gjëra që janë testuar nga publiku për mirë, ti mund të punosh shumë për profesionin tënd por nuk ke lënë gjurmë. Unë përshëndes të gjithë ato që më përshëndesin për mirënjohje.

Çfarë do të kishe dëshirë të bëjë ne këtë moment?

Me përjashtim të ndryshimit të teknologjisë, veshjes të ngjyrave dhe anës së jashtme të formës përmbajtjet aty aty janë nëpër programe. Dhe une mund të kem një pragram të tillë, mua më pëlqejnë programet me lëvizje, një skenë me miza, një konkurs përshembull, për fëmijë ose të rinj pasi ka brenda shumë element. Ka element të argëtimit të edukimit etj. Mund të ishte një emision ku unë të kisha hapësirën time./abcnews.al