Tekste banale, çupa lakuriqe e makina luksoze, Nano: I fyer më mirë të më kishin rrahur (Video)

schedule21:09 - 5 Nëntor, 2019

schedule 21:09 - 5 Nëntor, 2019

Tekste banale, çupa lakuriqe, meshkuj muskulozë e makina luksoze është ajo që përshfaqin videoklipet e këngëve më të ndjekura nga shqiptarët në Youtube. Monologu i sotëm i Mustafa Nanos ka marrë shkas nga një emision që transmetonte 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube. Sipas tij këto tekste të një banaliteti të pashoq janë një përdhunim i gjuhës gege.

Monologu i plotë:

Parmbrëmë në Top Channel po ndiqja Top Select ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në yotube

Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banalitei të pashoq, Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksise, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale. Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdorinin një gjuhë kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura.

Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tesktet e këngëve.

Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!