Tedi Papavrami koncert në TKOB, e shoqëron pianisti i njohur

schedule15:20 - 25 Nëntor, 2022

schedule 15:20 - 25 Nëntor, 2022

Violinisti i famshëm Tedi Papavrami rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit kësaj here i shoqëruar nga pianisti i njohur Philippe Bianconi, me të cilin bashkëpunon prej 30 vitesh. Koncerti mbahet në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

“Ndonëse zgjedhja e kompozitorëve të huaj qe logjike dhe përputhet me ekuilibrin e një programi recitali, zgjedhjen e pjesës shqiptare ia lash në dorë një rryme më sentimentale”, thotë ai.

Këtë herë, artisti ka përzgjedhur  për spektatorin një program të kombinuar, midis disa sonatave qendrore të repertorit, rrugëtim midis gjuhëve të ndryshme të kompozitorëve Beethoven, Brahms dhe Franck, me partnerin pianist të mrekullueshëm Philippe Bianconi

Është hera e parë që vij në Shqipëri. Nuk kam pasur shumë kohë të shoh vendin, por impresioni i njerëzve që kam takuar është shumë pozitiv. Di të them se ushqimi juaj tradicional më pëlqeu shumë.  Të dielen kemi koncert sërish në France, kështu që më vjen keq që nuk kam shumë kohë për të shijuar ngrohtësinë e njerëzve dhe bukurinë e diellin e këtij vendi. Por do vij patjetër përsëri. Programi eshte i përzgjedhur me kujdes.  Më pëlqen shumë që Tedi, luan baladen e Pjetër Gacit , është një pjesë e veçantë, ka karakter edhe unë nëpërmjet Tedit arrij të njoh dhe të zbuloj edhe këtë pjese te bukur të kompozitorit shqiptar”, thotë pianisti i shquar.

Koncerti vjen nën atmosferen festive të pavarësisë. Papavrami thotë se Shqipëria ka arsye shumëfishta që të festoj këtë ditë. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!