Teatri i ri Kombëtar, Veliaj dëgjesë me artistë dhe arkitektë

schedule14:49 - 25 Qershor, 2018

schedule 14:49 - 25 Qershor, 2018

Qëndrime të ndryshme deklaroi komuniteti i artistëve gjatë dëgjesës së radhës organizuar nga Bashkia e Tiranës për Teatrin Kombëtar. Në nisje të dëgjesës aktori Artan Imami lexoi deklaratën e një grupi artistësh të cilët kërkojnë ndërtimin e një teatri të ri, por pa cënuar asnjë centimetër të truallit të teatrit të vjetër për interesa private.

Krybashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, deklaroi se është gati të firmoste deklaratën që “asnjë centimetër” i Teatrit Kombëtar të mos preket. Ndërkohë u shpreh se në projektin e ri parashikohet që Teatri Kombëtar të ketë një sipërfaqe prej rreth 9 mijë metra katrorë.

Ndërsa Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit kërkon tërheqjen e projektligjit të qeverisë për Teatrin Kombëtar. Aktori Nertian Liçaj, i cili foli në emër të saj u shpreh se pa plotësimin e këtij kushti nuk do të ketë konsensus me askënd.

“Kjo Aleancë është e hapur për ndërtimin e një godine të re në një tjetër vend dhe me para publike”, deklaroi Liçaj dhe u largua nga dëgjesa.

Reagimi i kryebashkiakut erdhi pas largimit të tij. Veliaj tha se ky është një moment i inskenuar nga Partia Demokratike për të cilin ishte informuar përmes një mesazhi telefonik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!