Festa për fitoren dhe kualifikimin e Meksikës në 1/8 e “Botërorit 2026” është kthyer në një tragjedi të vërtetë. Tre persona kanë humbur jetën në Mexico City, ku më shumë se 1 milion njerëz u mblodhën në qendër të qytetit për të ndjekur ndeshjen kundër Ekuadorit.
Pasi bashkë organizatorët e Kupës së Botës fituan 2-0 nisën edhe festimet, por që lanë pas edhe viktima.
Një vajzë 19-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar humbën jetën nga asfiksia sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të shëndetësisë në Mexico City. Mediat lokale raportojnë edhe për një viktimë të tretë, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Autoritetet në Meksikë kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë në vendin që bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë po pret ndeshjet e Kupës së Botës.
Por ecuria e shkëlqyer e kombëtares në këtë turne ka amplifikuar entuziazmin e tifozëve meksikanë dhe mbështetjen tyre ndaj skuadrës. Por pas ngjarjes së fundit, autoritetet kanë bërë sërish thirrje për kujdes gjatë grumbullimeve masive sidomos në “fan zone” e krijuara në shumë qytete./abcnews.al



