Policia zbardh detajet e atentatit pas mesnate në Elbasan

schedule08:08 - 16 Janar, 2020

schedule 08:08 - 16 Janar, 2020

Rreth orës 1.20 në bulevardin kryesor të Elbasanit në afërsi të vendit të quajtur “shatërvani” një person ka mbetur i plagosur si pasojë e goditjes me armë zjarri. Korespondenti i Abc News informon se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Kei Piu (Piku), i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip foristrade AA 767 XO.

Teksa është ndalur në afërsi të një lokali, në qendër të Elbasanit, është qëlluar nga një person. Dyshohet se 23 vjecari ka pasur një debat përpara se të qëllohej. Aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit i plagosur rëndë pasi ka marrë tre plumba në trup.

Ndërkohë policia ka dhënë dhe detajet e para të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve“.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!