Të shtëna me armë në një qendër tregtare në SHBA, 2 të vrarë, 4 të plagosur

schedule07:45 - 26 Tetor, 2021

schedule 07:45 - 26 Tetor, 2021

Dy persona mbetën të vdekur për shkak se një person i armatosur ka hapur zjarr pranë një qendre tregtare në SHBA.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një polic. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Idaho.

Autori gjithashtu është qëlluar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Momentalisht situata është në monitorim.