Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë vijuar protestat përpara Ministrisë së Brendshme. Simolike e saj ishte një ekspozitë me shkrimet e mediave ndërkombëtare për krimin dhe drogën në Shqipëri gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.
Me thirrjet “ministria e drogës” dhe “Rama ik”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryetari i FRPD, Belind Kelliçi, tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet peng pasi kryeministri Rama refuzon të lëshojë ministrin Xhafaj.
Sipas Këlliçit, protestat e të rinjve të opozitës do të vijojnë jo vetëm para Ministrisë së Brendshme, por edhe në Kukës kundër tarifës së Rrugës së Kombit./abcnews.al