Të përjashtuarat e mëdha mund të organizojnë një Botëror alternativ

schedule11:40 - 16 Nëntor, 2017

schedule 11:40 - 16 Nëntor, 2017

Një kampionat botëror alternativ për të përjashtuarat e mëdha. Idea vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kombëtarja e të cilës ka mbetur gjithashtu jashtë Rusi 2018. Ashtu si dhe Italia, Holanda, Gana dhe Kili. Pesë kombëtare që mund të përballen me njëra tjetrën në formë ngushëllimi dhe për të mos parë kolegët e tyre nga televizioni. Për momentin është vetëm një ide por aspak për tu nënvlerësuar. Një turne mes të përjashtuarve do të ishte i domosdoshëm për të ndrequr pjesërish dëmin financiar dhe për të mbajtur ekipet në formë.

Italia nuk mungonte në një garë të tillë ndërkombëtare që nga 1958, ndërsa kombëtarja amerikane e futbollit ka qenë gjithnjë pjesë e garave që nga 1986. “Soccer United Marketing”, krahu tregtar i Major League, ka përgatitur një projekt për realizimin e kësaj ideje./abcnews.al