Të paktën tre vatra të reja në Shkodër, nuk dihet ende nga e kanë marrë virusin të infektuarit

schedule11:20 - 10 Prill, 2020

schedule 11:20 - 10 Prill, 2020

Brenda 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar vetëm 7 raste të reja me koronavirus. Sipas raportit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, brenda ditës janë kryer 162 testime, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitivë.

Prej tyre, 4 të infektuar janë konfirmuar vetëm në qytetin e Shkodrës.

Gazetari Simon Shkreli tha për abcnews. al se janë të gjitha vatra të reja, raportohet një person në lagjen Kiras, dy në Livadhas nga e njëjta familja dhe një tjetër nga Stacioni i Trenit në Shkodër.

“Për dy ditë ka pasur zero raste. Shihet edhe një lëvizje e madhe qytetarëve. Qyteti ka aktivitet të lartë dhe mesa duket qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar se rreziku është shumë më i madh. Edhe pse shihet një angazhim i lartë nga policia për të bërë të mundur respektimin e distancimit social në kuadër të parandalimit të COVID-19.

Gjendja shëndetësore e të prekurve nga Shkodra është mirë, janë 17 raste të shtruar dhe ka nga ato raste që po kurohen edhe në shtëpi”, raporton gazetari.

Kështu, numri i personave të infektuar deri më tani në Shkodër është rritur në 49. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!