Të moshuarit në Korçë mezi presin të bëjnë vaksinën edhe pse e kanë kaluar Covid-in

schedule13:03 - 28 Shkurt, 2021

schedule 13:03 - 28 Shkurt, 2021

Në qytetin e Korçës vijon sot dita e dytë e vaksinimit. Mikel Llogori drejtues i  NJVKSH Korçë shprehet se procesi po vijon normalisht, ku po vaksinohen personeli i spitalit Rajonal.

“Edhe ditën e sotme kemi vijuar me vaksnimiet e personelit shëndetësor të Korçës. Janë planifikuar rreth 150 vaksinime për ditën e sotme. Procesi po vijon normalisht.

Deri në këto momemnte nga të dhënat nga spitali, personat që janë vaksinuar dhe kanë kaluar Covifn para 3 muajve është rreth 100 personave të cilët kanë kryer vaksinimin. Ka pasur edhe nga ata që janë të dyzuar. 500 dozat erdhën në bazë të planifikimit tonë për disa ditë. Por nuk do të thotë se janë vetëm 500 sepse vijnë në bazë të kërkesave tona”, tha ai.

I pyetur se kur do të nisë vaksinimi i të moshurëve, Llogori tha: “Në varësi se si do të shkojmë me personelin shëndetësor ne do të vijojmë me të gjitha grupmoshat”, tha ai.

Ndërkaq, të moshuarit në Korçë shpresat e i kanë tek vaksinimi dhe presin me padurim radhën e tyre. Edhe pse e kanë kaluar virusin, dy të moshuar thanë për mikrofonin e ABC se duan të vaksinohen që të jenë të sigurt.

“Dua ta bëj që tani se jam 82 vjeç. E kam kaluar Covidin, por prapë e ndjej diçka. Por mirë jam. Për t’u siguruar dua ta bëj. Të vaksinohen ata që janë më të rinj, por ne të mos na nxjerrin jashtë”, shprehet i moshuari.

“Po të jetë mundësia e bëj që tani vaksinën. Unë jam 85 vjec. Edhe unë e kam kaluar dhe shumë mezor. Ndihem mirë, por nuk e di çfarë thonë për këta që e kaluan”, thotë një tjetër.