Të mërkurën seanca parlamentare e radhës

schedule11:41 - 1 Prill, 2019

schedule11:41 - 1 Prill, 2019

Seanca e ardhshme parlamentare do të mbahet të mërkurën në orën 10:00. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas këtij njoftimi edhe opozita po organizohet për protestën e radhës.

Burime nga selia blu thanë për ABC News se edhe të mërkurën do të ketë proteste para Kuvendit, ndërkohë që në sallë mbahet seanca plenare. Skenari i shoqërimit të çdo seancë parlamentare me protesta para Kuvendit, po përsëritet nga opozita prej rreth 1 muaji e gjysmë, që kur ka nisur aksioni opozitar.

Grupi i deputetëve të mazhorancës socialiste vendosi gjithashtu se do të kërkojë në seancën parlamentare të radhës, shtyrjen me tre muaj të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore.

Socialistët do të propozojnë Damian Gjiknurin si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore, duke zëvendësuar në këtë post Blerina Gjylametin. Deputetëve të opozitës në parlament do tu drejtohet një ftesë që të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore./abcnews.al