Dy të mbijeturave nga dy familjet Cara në Thumanë të cilët kanë humbur të gjithë familjarët e tyre nga tërmeti do të marrin trajtim financiar për gjithë jetën, kështu deklaroi kryeministri Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Të mbijetuarit janë Albert Cara, cili është dërguar për mjekim të specializuar në Itali pasi ka dëmtime të shtyllës kurrizore, dhe Lindita Cara.
Ne mbledhjen e sotme të qeverisë Rama foli per një ndryshim në ligjin 7703 datë 11/5/ 1993 për Sigurimet shoqërore. Qeveria ka hartuar aktin normative ë krijon hapësirën ligjore për të dhënë trajtim të posacëm financiar të të gjithë atyre që kanë mbijetuar në familjet ku tërmeti ka marrë jetë.
“Dje kam shoqëruar Albert Carën, i cili ende nuk di se ka humbur të gjithë. Urojmë me të gjithë shpirt ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është i dëmtuar në shtyllën kurrizore e kemi çuar në një mjekim të specializuar në Itali. Të gjithë e dimë si do të jetë kur ai të prëballet me faktin që i ka humbur të gjithë. Edhe Lindita Cara i ka humbur të gjithë. Për të dy në këtë akt ka trajtim të veçantë”, tha Rama./abcnews.al