Rama: Në mbyllje dua të them se sot nuk dola këtu për të bërë një fjalim e për të dhënë një mesazh po për të bërë ftesën e përsëritur që të vijojmë të rilidhemi jo vetëm emocionalisht por në mënyrë aktive. Për ta parë Shqipërinë si një vend që po bëhet një shtet europian dhe ka nevojë për të gjithë. Një ftesë për të qenë pjesë e një projekti të madh kombëtar, që është më i madh se cdo qeveri, i madh sa amanti I gjithë atyre nga Gjergj Kastrioti te Ismail Qemali e me radhë, një amanet që e kërkon Shqipërinë dhe kombin shqiptar në tryezën e përbashkët të asaj familje ku më në fund ne po bëhemi gati të jemi pjesë e pandarë. Cka do të thotë në fund të fundit të jemi pjesë e pandarë e një familje popujsh si popuj dhe kombesh si komb sepse një popull dhe një komb nuk është qeveria e tij por është është bartësi i të gjithë amaneteve që e cojnë atë përpara në emër të së ardhmes, por edhe duke mos e harruar borxhin nda atyre që i dhanë të shkuarës atë kuptim për të cilin ne sot të gjithë ndjehemi krenar që themi jemi shqiptar. Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rrofshin shqiptarët kudo ku janë


